Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafirë të parë do të jenë Flutur Mustafa- themeluese Ndjenje n"Kornize dhe Melita Shabani-No Ordinary Case dhe Agnesa Sejdiu-Agsvintage. Ata flasin për rrjetet sociale që bashkë me "pëlqimet" sjellin frymëzim.
Norika Sefa- regjisore, flet për suksesin e filmit "në kërkim të venerës".
Selatin Novosella nga Shoqata e të Burgosurve Politik të Kosovës, flet për tryezën përkujtimore Adem Demaçi në 85 vjetorin e lindjes.
Yll Maloku , kryetar i Shoqatës së Pedagogëve të Kulturës Fizike, flet për nisjen e garave republikane për shkolla në ping –pong.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjell për shikuesit edhe storie të larmishme, të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.
Autor: RTKlive























