Ky është çaji më i shëndetshëm në botë

Ky është çaji më i shëndetshëm në botë

Thonë që është dhjetëfish më i fortë se çaji i gjelbër dhe zëvendësimi më i mirë i kafes, mirëpo njëherësh është edhe më shumë se aq herë më i shtrenjtë se ata.

Ekspertët nga portali i ushqimit Very Well Fit tregojnë se një filxhan matcha është i barabartë me 10 filxhanë çaji jeshil dhe ka 137 herë më shumë antioksidues.

Procesi i gjatë dhe i komplikuar i prodhimit, është përsosur në Japoni para shumë shekujsh dhe pak ka ndryshuar deri në ditët e sotme.

Ekspertët shpjegojnë që ekzistojnë disa kritere sipas të cilave mund të zbulohet produkti i rremë, transmeton Telegrafi.

E para që na bie në sy është ngjyra e mrekullueshme intensive e gjelbër, e cila te falsifikimet nuk është as përafërsisht këtyre nuancave, por më parë e gjelbra e errët, madje edhe e gështenjtë.

Mënyra tjetër që të dallojmë çajin origjinal nga ai i rremë, është që me gisht të tërheqin një linjë nëpër pluhur.

Pluhuri origjinal do të lërë gjurmë në bazë, sikur të jetë e tërhequr një linjë me flomaster, derisa pas çajit të rremë do të mbeten një sërë grimcash të imta çaji, sepse çaji origjinal na rikujton hijesimin e grimit të syve, apo pudrën e bebes, është aq e butë, sepse grimcat e atij të rremë i ndien nën gishta.

Për shkak të gjendjes fizike, pra, në formë pluhuri, matcha mund të shijohet e përzier me ujë të ngrohtë, si një pije e shëndetshme, ose të përdoret edhe në mënyra të tjera.

Si të përgatisim çaji matcha:

1. Hedhim 1 lugë çaji matcha në një enë porcelani.

2. Pasi të ketë zier uji, e lëmë të ftohet 5 minuta, pastaj hedhim mbi pluhurin një sasi të vogël uji.

3. E përziejmë mirë, derisa çaji të shkumëzohet pak dhe të përftojmë një masë të njëtrajtshme. Nëse dëshironi ta holloni, hidhini më shumë ujë. Nëse e preferoni më kompakte, mjaftojnë 100 ml ujë.

4. Shijojeni çajin direkt nga tasi ku e përgatitët. Të apasionuarit pas këtij çaji kanë dhe mjetet e duhura me të cilat përgatitet tradicionalisht çaji matcha, si: tasin, përzierësin (chazen) si dhe matësin prej dru bambuje (chashazu).

I vlerësuar si mjaft më i pasur me katekinë se shumica e ushqimeve, përfitimet shëndetësore të matcha zakonisht vijnë për ata që e pinë rregullisht.

Përfitimet e mundshme shkojnë nga përmirësimi i shëndetit të zemrës në uljen e niveleve të sheqerit në gjak, rritjen e humbjes së peshës dhe më gjerë.

Mbani në mend:

Çajin matcha është më mirë ta konsumoni pa e tepruar dhe të shmangni pirjen e tij rreth kohës së gjumit nëse vuani nga pagjumësia.

Për shkak të përmbajtjes së kafeinës, nuk rekomandohet gjithashtu për fëmijët ose gratë gjatë periudhës së shtatzënisë dhe gjidhënies.

Pirja e çajit në stomak bosh mund të çojë në dhimbje stomaku dhe të përziera. Është më mirë ta pini pas ushqimit, veçanërisht nëse keni ndonjë problem me ulcerën peptike ose refluks.

Nëse vuani nga anemia, është e rëndësishme të theksohet se konsumi i çajit matcha mund të shkaktojë një ulje të përthithjes së hekurit nga ushqimi.

Së fundmi, çaji matcha mund të ndërveprojë me disa medikamente farmaceutike, prandaj konsultohuni me mjekun tuaj para se ta konsumoni.