Shkëndija fiton ndaj Vardarit

Shkëndija fiton ndaj Vardarit

Shkëndija e Tetovës e ka mposhtur Vardarin e Shkupit.

Tetovarët kanë fituar me rezultatin e ngushtë 2-1. Murati dhe Alimi kanë shënuar për skuadrën e Shkëndisë, ndërsa Mirçevski ka realizuar golin e vetëm të skuadrës së Vardarit.

Pas kësaj fitore, Shkëndija përforcon pozitën e parë në tabelë, duke pasur tetë pikë diferencë nga Shkupi.