
20:04 / 28.02.2021
Chelsea dhe Manchester United ndahen në paqe
Chelsea dhe Manchester United i kanë ndarë pikët në takimin që u zhvillua në kuadër të javës së 26-të në Ligën Premier.
Ndeshja ka mbaruar baraz 0-0.
Vendasit kërcënuan plot 6 herë portën e De Gea, teksa United arriti të gjuante vetëm 4 herë në portën e Mendy.
Me rezultatin 0-0 u mbyll edhe sfida e fazës së parë e zhvilluar më 24 tetor 2020.
Pas javës së 26-të, Manchester United mbetet në vendin e dytë me 50 pikë, derisa Chelsea është në të pestin me 44 sosh.