Haziri: Hyrja në politikë ishte imponim, nuk ka qenë zgjedhje

Haziri: Hyrja në politikë ishte imponim, nuk ka qenë zgjedhje

  Lutfi Haziri i LDK-së është ndër emrat më të njohur në skenën politike, por që politika nuk ishte dëshirë e tij, madje ai tha se këtë më shumë e sheh si imponim.

Ai tha se ëndrra e tij nuk ishta politika dhe se ka qenë e imponueshme një zgjedhje e tillë.

“Unë kam 14 vjet që kam vendos me jetu në Kosovë, që nuk kam pas alternativë as opsion. Kur jam nda prej prindërve dhe kam vendos me jetu në Kosovë ata kanë jetu në Zvicër unë nuk kam ardh për motive tjetër, unë kam ardh me jetu me gjyshen time, me familjen time këtu dhe natyrisht që lidhja me veprimtarinë e babës tem në emigracion dhe e gjyshit tim në luftën e ll botërore, dhe e stërgyshit tim gjatë kohës së perandorisë, neve na ka bo që lidhshmëria jonë me kauzën edhe me politikën është detyrë.

Ndoshta arsimtar apo çfarëdo drejtimi tjetër ushtarak, fëmijët i kanë ëndrrat e veta por kjo ka qenë jo zgjidhja ime e politikës, ka qenë e imponushme dhe besoj që për një gjeneratë të madhe të njerëzve që unë i njoh politika ka qenë imponim nuk ka qenë zgjedhje”, tha Haziri në emisionin No Filt të ATV-së.

 


MË SHUME NGA Aktuale