Real Madridi shpreson ta shesë Balen

Real Madridi shpreson ta shesë Balen

Forma e mirë e uellsianit Gareth Bale që po e tregon te Tottenhami, mund të bëjë që sulmuesi të mbetet të Londër edhe pas përfundimit të këtij sezoni.

Një gjë të tillë po e shpreson edhe Real Madrid, që po synon ta shesë Balen gjatë afatit kalimtar të verës.

Bale është i huazuar te Tottenhami, me të drejt blerjeje në fund të sezonit. Me paratë nga shtija e uellsianit Bale, klubi spanjoll po tenton të sjellë përforcime të reja.

Bale këtë edicion me Tottenhamin, në të gjitha garat ka shënuar tetë gola dhe ka bërë tri asistime.