Këto shenja tregojnë se po i lani flokët shumë shpesh

Këto shenja tregojnë se po i lani flokët shumë shpesh

Flokët po ju bien më shumë se zakonisht? Kjo është shenjë mjaftë e keqe…

Është tepër e vështirë të gjesh balancat e duhura në jetë. Shpesh është edhe çështje fati; disa janë të detyruar t’i lajnë flokët çdo ditë e ndërsa të tjerë mund të mjaftohen me vetëm, një herë në javë, shkruan “BrightSide”.

Por si ta kuptojmë nëse jemi në rrugën e duhur; nëse po i lajmë ose jo flokët aq shpesh sa është e mira, transmeton lajmi.net.

Më poshtë do të njiheni me disa shenja alarmuese që tregojnë se mjaft, duhet të ndaleni së bëri kaq shumë dush!

Flokët po ju bien më shumë se zakonisht

Teksa është tepër normale që të humbasësh disa fije floku gjatë larjes, larja e shpeshtë e tyre rrezikon heqjen e vajrave natyrale të prodhuar nga skalpi juaj, duke ndikuar në mikrobiomën e tij.

Kur skalpi nuk është në ekuilibër, parandalon rritjen e flokëve të reja, i bën rrënjët tuaja më të brishta dhe mund të rezultojë në rënie të flokëve.

Shihni shumë maja

Zakoni i larjes së flokëve çdo ditë mund të shkaktojë dëmtim të tyre. Flokët e lagur janë tepër të brishtë dhe të prirur për t’u thyer, kështu që sa më shumë që t’i lani, aq më shumë shanse ka që majat tuaja të ndahen.

Flokët janë më pak të shkëlqyeshëm

Nëse flokët kanë humbur shkëlqimin e tyre, ka shumë mundësi që larja të jetë shkaku kryesor. Një mungesë e vazhdueshme lagështie mund të ndikojë në strukturën e flokëve tuaj, duke i lënë ato të pajetë.