Ibrahimovic në dyshime për takimin ndaj Udineses

Ibrahimovic në dyshime për takimin ndaj Udineses

Sulmuesi i Milanit, Zlatan Ibrahimovic thuhet se është në dyshime për ndeshjen kundër Udineses dhe do të kryejë teste në Milanello sot, para se të udhëtojë për në Sanremo.

Veterani pësoi një lëndim muskulor në kofshën e majtë dhe u zëvendësua në fitoren 2-1 ndaj Romës të dielën, transmeton Telegrafi.

Ai rrezikon të jetë jashtë për ndeshjen tjetër kundër Udineses dhe do të kryejë ekzaminime për të vlerësuar shkallën e lëndimit sot.

Ai më pas udhëton për në Sanremo, ku do të marrë pjesë në festivalin prestigjioz të muzikës këtë javë.

La Gazzetta dello Sport raporton se suedezi ka një program të fshehtë dhe një vend stërvitje në Liguria, ku do të stërvitet nesër, të enjten dhe të premten.

Stefano Pioli ka thënë që Ante Rebic, Hakan Calhanoglu dhe Ibra pësuan dëmtime të muskujve.

“Të gjithë kishin probleme muskulore, për momentin duken më shumë të lodhur sesa sforcime, por ne do të shohim se çfarë thonë testet nesër”, ka potencuar trajneri pas ndeshjes.

“Është një moment vendimtar për sezonin tonë dhe ne shpresojmë që ato të mos jenë seriozë, pasi kemi nevojë për të gjithë”.

39-vjeçari duhet të kthehet për ndeshjen të mërkurën, por më pas do të kthehet në Sanremo dhe do të qëndrojë deri në ndeshjen kundër Hellas Veronës të dielën.