Arrestohet drejtori i përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial
BKT
Lajme

Arrestohet drejtori i përgjithshëm i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial

Drejtori i përgjithshëm i sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Lavdim Krasniqi, si dhe një zyrtar tjetër në të njëjtin institucion, janë shoqëruar në polici mbi dyshimin e bazuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë për KosovaPress, se Policia e Kosovës në këtë rast Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, me urdhëresë të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, ka shoqëruar për intervistim dy persona.

“Të njëjtit janë shoqëruar për intervistim, mbi dyshimin e bazuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare”, ka thënë ai.


MË SHUME NGA Lajme