20:13 / 01.03.2021
S’ka derbi Vrenezi-Rashica, COVID-19 shtyn ndeshjen e Kupës
Covid-19 shtyn një tjetër ndeshje futbollit. Milot Rashica dhe Werder Bremen ishin përgatitur të luanin përballë Regensburg e Bundesliga 2, sfidë e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Gjermanisë.
Ndeshja ishte programuar të luhej nesër në orën 18:30, por Federata e ka shtyrë për një datë tjetër. Shkaku? Situata te Regensburg, aty ku luan edhe Albion Vrenezi, është shumë e keqe.
Disa lojtarë kanë rezultuar pozitivë me Covid-19, mes tyre edhe trajneri boshnjak, Mersad Selimbegovic. DFB nuk ka vendosur akoma datën e luajtjes së kësaj ndeshje.























