22:42 / 01.03.2021
Silva konfirmon interesimin e dy klubeve të mëdha evropiane
Sulmuesi i Eintracht Frankfurt, Andre Silva thotë se është në dijeni për interesimin e dy klubeve të mëdha evropiane për të, raportojnë mediat e huaja.
Reprezentuesi portugez është duke bërë një sezon jashtëzakonisht të madh e skuadrën gjermane.
Performanca e tij e shkëlqyer tek Eintracht, ka ndezur interesimin e top-klubeve evropiane.
Manchester United dhe Atletico Madrid janë dy klubet që këmbëngulin për transferimin e ish-sulmuesit te AC Milan.
Silva thotë se “është në dijeni për interesimin e Manchester Unitedit dhe Atletico Madridit”.
Duket se vera që po vjen do të jetë e ‘nxehtë’ për portugezin.























