22:59 / 01.03.2021
Lajçak pas takimit me Kurtin: Diskutuam thellësisht për dialogun
Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi Mirosllav Lajçak ka folur rreth takimit të tij me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti sonte në Prishtinë.
“Sonte patëm një takim të mirë dhe konstruktiv me Albin Kurtin. Ne diskutuam thellësisht për dialogun, gjithashtu me synimin për hapat e ardhshëm”, shkruan Lajçak në Twitter.
Ndryshe, pas takimit me Kurtin, diplomati sllovak nuk u prononcua për media.























