06:14 / 02.03.2021
Hoxhaj sot takohet me Lajçakun
Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, do të takohet sot me përfaqësuesin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak.
Takimi mbahet në selinë e Partisë Demokratike të Kosovës në ora 09:50.
Lajçak po qëndron në Kosovë në një vizitë treditore ku do të takohet me liderët politikë të vendit. Ai dje është takuar me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti dhe ambasadorin e SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett.























