08:07 / 02.03.2021
Lajçak në presidencë, takohet me Osamanin
Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, ditën e dytë të vizitës në Kosovë e ka nisur me takim me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osamni.
Mediet janë lejuar të marrin pamje në fillim të takimit. Përderisa të hënën ai ka takuar kreun e VV-së, Albin Kurtin dhe ambasadorë të akredituar në Kosovë, raporton E.O.
Pas takimit me Kurti, Lajçak nuk ka folur për medie, përderisa Kurti ka thënë se ai ka bërë të qartë qëndrimin e tij karshi dialogut dhe rëndësisë së këtij procesi për vendin. Lajçak gjatë ditës do të takohet edhe më ushtruesin e detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj.























