Molliqaj: Kurti i hapur ndaj Serbisë, e i mbyllur ndaj Shqipërisë
Lideri i PSD-së, Dardan Molliqaj ka akuzuar liderin e VV-së, Albin Kurti për qëndrimet e tij karshi emisarit të BE-së, Miroslav Lajçak të cilat i ka krahasuar me karshi Shqipërisë.
Me anë të një postimi në Facebook, Molliqaj ka thënë se Kurti nuk i thotë “JO” Lajçakut për ndryshimet kushtetuese për Asociacionin.
Megjithatë, Molliqaj thotë se ai i thotë jo ndryshimeve kushtetuese për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
Postimi i plotë i Molliqajt në Facebook:
I HAPUR NDAJ SERBISË, I MBYLLUR NDAJ SHQIPËRISË
Albin Kurti nuk i thotë jo Lajçakut për ndryshime kushtetuese për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe.
Albin Kurti i thotë jo ndryshimeve kushtetuese për bashkimin e Kosovës me Shqipërinë.
Kur i tradhëton bindjet dhe vlerat, ndryshimi i qëndrimeve bëhet vetëm çështje kohe.























