Luma: Aktivistët e VV-së bëjnë be në kokën e Kurtit
BKT
Lajme

Luma: Aktivistët e VV-së bëjnë be në kokën e Kurtit

Ernest Luma, analist politik, në emisionin “Debat” të RTK-së ka thënë se që nga viti 2005 kur është themeluar Lëvizja Vetëvendosje, ata dhe Albin Kurti kanë besuar se një ditë do të vijnë në këtë pozitë që janë tash.

“Nuk është për t’u çuditur kjo që ka ndodhur pas zgjedhjeve të 14 shkurtit”, tha ai.

Luma tutje ka thënë se Kurti nuk dallon nga të tjerët sa i përket qasjes në dialog dhe çështjet tjera.

“Këto deklarimet e fundit të Kurtit janë taktizime të tij për t’u dukur ndryshe nga të tjerët dhe nga qeverisjet tjera”, theksoi ai.

Sipas tij, aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosjes nuk ka gjasa që të besojnë në zbehjen e ndikimit të Kurtit.

“Aktivistët e VV-së edhe bëjnë be në krye të Albinit, dhe nuk e di a do të ketë zbehje në besimin e tij”, tha Luma.

Tutje ai tha se zgjedhjet në këtë kohë nuk i konvenojnë asnjërës nga partitë politike.

Sa i përket dialogut me Serbinë, Luma tha se që nga viti 2014, koha e VLAN-it, Kurti ka kërkuar që ta udhëheqë dialogun me Serbinë. /RTKLive/


MË SHUME NGA Lajme