​Lajçak: Dialogu i rëndësishëm për aspiratat evropiane të Kosovës e Serbisë

​Lajçak: Dialogu i rëndësishëm për aspiratat evropiane të Kosovës e Serbisë

Përfaqësuesi i Posaçёm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pasi ka përfunduar vizitën treditore në Kosovë thotë t’i ketë informuar shtetet anëtare të BE-së për këtë vizitë.

Ai thotë të kenë rënë dakord që dialogu është i një rëndësie thelbësore për aspiratat evropiane të Kosovës dhe Serbisë në BE.

“Para se të largohesha nga Prishtina sot, unë informova Shtetet Anëtare të BE-së për vizitën time. Ne ramë dakord që Dialogu është i një rëndësie thelbësore për aspiratat evropiane të Kosovës dhe Serbisë dhe BE pret vazhdimin e tij”, ka shkruar Lajçak në Twitter.