I riu që iu bashkua UÇK-së, qante çdo ditë derisa u pranua

I riu që iu bashkua UÇK-së, qante çdo ditë derisa u pranua

Ishte shumë i ri, por dëshirën e kishte të madhe që të bashkohej me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Për shkak të moshës, UÇK’ja në fillim e kishte refuzuar, por Fitim Rama i cili në atë kohë ishte i mitur kishte insistuar shumë që të veshte uniformën dhe t’i bashkohej luftës, shkruan portali PaRrotlla.

Kjo deshirë e tij e madhe për të shkuar në luftë, në atë kohë kishte tërhequr vëmendjen e mediave suedeze të cilat e kishin intervistuar Fitimin në kohën e luftës.

“Më ka zënë lufta atje dhe kam qëndruar dy javë, kam qendruar me ushtrinë, ma kanë dhënë një pushkë”, dëgjohet duke treguar Fitimi në intervistën e tij dhënë për gazetarin Milaim Zeka, e cila intervistë u transmetua edhe në TV norvegjeze.

Gazetari Zeka, me të parë këtë intervistë pas dy dekadash në disa media, ka reaguar përmes një postimi në profilin e tij në facebook, ku ka thënë se ‘duke i çmuar keta djem dhe keto vajza, ne i çmojme familjet tona’.

“Shikojeni kete interviste qe e kam bere me kete te ri ne lufte. Mos i harroni ata qe ua kane sjelle lirine. Duke i çmuar keta djem dhe keto vajza, ne i çmojme familjet tona”, shkruan Zeka.
Kjo intervistë është transmetuar në tv norvegjez, dhe shumë tv të tjera!

Zeka thotë se petsonalisht, sot e ka parë, dhe se shumë nga xhirimet që i ka bërë, nuk ka pasur mundësi t’i ruajë./PaRrotlla

 


MË SHUME NGA Aktuale