Kryeziu: Politikat “krejt” ose “asgjë” nuk janë të favorshme për zhvillim
BKT
Lajme

Kryeziu: Politikat “krejt” ose “asgjë” nuk janë të favorshme për zhvillim

Kreu i Demokracisë në Veprim, Ismet Kryeziu, e ka bërë një status në profilin e tij në Facebook në të cilin ka folur për çështjen e dialogut dhe për kryeministrin në ardhje, Albin Kurtin.

Kryeziu ka deklaruar se politikat e tipit “krejt ose asgjë” të promovuara nga Kurti janë “eksperimentale dhe konfrontuese” për shkak se polarizojnë skajshëm shoqërinë.

Vitin e fundit, kemi pasë një rritje të gjuhës së urrejtjes dhe mosdurimit që ka kulmuar me dhunë verbale ndaj shumë figurave të njohura publike, por edhe në dhunë fizike ndaj të paktën dy gazetarëve.

Kryeziu ka porositur Kurtin që të ndërpres atë që e quan “spirale të krizave qeverisëse” dhe të krijojë një qeveri që s’do t’iu rëndojë si barrë qytetarët e vendit.

Statusi i Kryeziut:

Sistemi zgjedhor proporcional, ne natyren e tij te perdorimit  perzgjidhet ne shume vende shkaku se i parparine krijimit te nje demokracie konsensuale, udheheqje nga pushtete te dala nga konsensusi.

Politikat e tipit “krejt” ose “asgje”, jane eksperimentale dhe konfrontuese, jo vetem ne udheheqje te pushtetit, por edhe shkaku i polarizimit te skajshem te shoqerise. Keto politika me se paku jane te favorshme per zhvillim, reformim dhe  permbyllje te dialogut.

Zoti Kurti si kryeminister ne ardhje, ka pergjegjesi qe ta nderpreje spiralen e krizave qeverisese ne keto pese vitet e fundit dhe ta krijoj nje qeverisje stabile e cila do jete zgjidhje, e jo barre per qytetaret!


MË SHUME NGA Lajme