I gjithë Pushteti Sovjetëve apo Krejt dhe Drejt Presidencës

I gjithë Pushteti Sovjetëve apo Krejt dhe Drejt Presidencës

Shkruan: Altin Ahmeti

Marrja e tre pushteteve kryesore nga një parti politike, kryetarit të Parlamentit, Kryeministrit dhe Presidentit, rrezikun më të madh e paraqet për zhvillimet demokratike në vend. Një precedent i tillë nuk i bën mirë as vendit tonë dhe mu për këtë shkak, dhe në shembullin e vendeve tjera, në këtë pozitë ose zgjidhet  personi prej të gjitha partive politike ose i jepet opozitës. Rrugë tjetër nuk ka.

1. Krijimi i mentalitetit për fitore totale

Kur Vladimir Iliç Lenini, shefi i komunistëve rus, në vitin 1917, shqiptoi frazën e famshme që do të mbetej në histori," Krejt Pushteti Sovjetëve", në Rusinë Cariste ishte në zhvillim e sipër ajo që më vonë nga historianët është cilësuar si 10 ditë që ndryshuan botën.

Po shkonte drejt fitores  Revulucioni Rus, vetëm disa muaj pas abdikimit nga froni të Carit Rus në vitin 1917, tërheqje kjo që u pasua me një qeveri të krijuar nga liberalët, forcat tjera politike, përfshirë dhe komunistët apo sovjetët e Leninit.

Mes një rrëmuje të përgjithshme shoqërore, ku ruajtja dhe rendi publik nuk ekzistonin, punëtorët dhe fshatarët rrebeloheshin duke pushtuar fabrikat,portet etj, ushtarët dezertonin nga lufta kundër Gjermanisë që po zhvillohej në frontin e lindjes, Lenini shpalli përfundimin e asaj që kishte deklaruar më herët nën moton
" I gjithë pushteti Sovjetëve", duke u shpallur kryetar i qeverisë së parë komuniste apo bolshevike në vend.

Qeveria që ishte formuar nga partitë politike pas abdikimit të Carit Romanov i Dytë, u rrëzua nga pushteti, ndërsa familja mbretërore që sundoi Rusinë për qindra vjet, u pushkatua bashkë me Carin e fundit vetëm disa muaj më pas.

Rusia mezi po mbahej në këmbë nga sulmet gjermane, që sollën ushtritë e këtij shteti në afërsi të kryeqytetit për kohë rekord nga deklarimi ushtarak i sulmit, fakte këto që  bindën komunistët rusë në nguti të pranojnë dhe firmosin marrëveshjen e paqes me Gjermaninë.

Nga frika e humbjes së pushtetit nga ana e bolshevikëve të Leninit, marrëveshja me Gjermanët u pranua edhe pse nga kjo paqe Rusia humbi pjesë të mëdha të territorit Ukrainas, Estoninë, Lituaninë, pjesë të mëdha të territorit Trans-Kaukazian etj.

Për konceptin e bolshevikëve të Leninit, mbajtja e pushtetit doli të ishte fakt më i rëndësishëm se humbja e mëdha e territoreve të shtetit.

Këto territore u humbën vetëm përkohësisht nga rusët, pasi nën udhëheqjen e Stalinit, Rusia jo vetëm që riktheu të njejtat territore, por pushtoi vende tjera tē pavarura, duke zgjeruar hapsirën e Rusisë si askush tjetër më parë.

Nënshkrimi i marrëveshjes së paqes me Gjermaninë  i dha dorë të lirë komunistëve për konsolidimin e pushtetit të brendshëm,  ku ata u treguan të pamëshirshëm me partitë e tjera dhe kundërshtarët politikë, të cilët i eliminuan fizikisht.

Duke krijuar një vend shembull të instucionalizimit të terrorit komunist, përmes vrasjeve, dhunës fizike dhe psiqike, internimeve, Rusia komuniste për herë të parë ne historin botërore, do shërbente si shembull për diktaturat e shumta  që do krijoheshin përgjatë gjithë shekullit 20-të.

Me mbi 50 milionë njerëz të vrarë, pjestarë këta nga të gjithë kombet që formonin ish Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike dhe më gjerë, Diktatura e kuqe e Leninit dhe Stalinit është listuar si vrasësja numër një në botë, duke tejkaluar në numër dhe brutalitet  atë që njihet si një prej më të çmendurve përgjegjës për Luftën e Dytë Botërore, Adolf Hitler.

Gjithsesi, instalimi i pushtetit një partiak, apo ardhja në fuqi e një diktature, nuk presupozon domosdoshmërisht revulucionin, dhunën politike si parakusht në marrjen e pushtetit.

Kështu ishte dikur, po tani ka ndryshuar.

Shembujt që na vinë nga Rusia e Putinit, Turqia aktuale, Polonia, Hungaria , Serbia etj,  shtete të cilat kanë  apo po rrëshqasin drejt "diktaturave "përmes zgjedhjeve apo fitores të padiskutueshme nga një parti, tregojnë rastet kur istrumentet demokratike si zgjedhjet e lira, përdoren për të ardhur në pushtet dhe për të vendosur diktatin.

Minimi i demokracisë fillon duke kufizuar së pari fjalën e lirë, për të vazhduar më pas kontrollin e  institucioneve tjera të pavarura, prokurorisë, gjyqsorit, regullatorëve etj etj.

Të gjitha këto arsytohen tek publiku në emër të luftës kundēr korrupsionit dhe krimit tē organizuar.

Në vendosjen e këtyre diktaturave moderne kontribon masivisht dhe klasa e oligarkëve, bizneset përfituese të rregullta të parasë publike, që korruptojnë dhe blejnë çdo gjë që nuk mund të kryhet ne rrugë tjera.

Përdorimi i dhunës në këto oligarki lejohet vetëm për raste të kufizuara,  kur personi kundërshtarë i pushtetit, rrezikon seriozisht prishjen e statusquos dhe nuk ka mënyrë tjetër për ta eliminuar si rrezik.

2. Kosova, sa larg mund ti ndjekë shembujt tjerë?

Frika e vendosjes së një diktature në Kosovë, me atributet e diktaturave të majta ose të djathta, hijet e të cilave në mendjet tona shoqërohen dhe fytyrat e udhëheqësve mizorë si Enver Hoxha, Josif Stalin, Çaushesku, etj etj në kuptimin e plotë të fjalës i përkasin shekullit të shkuar, kur lulëzuan dhe përfunduan ciklin e jetës së tyre diktaturat dhe drejtuesit që ngritën ato.

Por nuk mund të përjashtohet në parim, vendosja e një diktature moderne apo autokracie, normalisht më e dobët se në vende të tilla si Turqia, Serbia, Hungaria, për vet faktin se Kosova nuk është anëtare e OKB dhe për nga fuqia dhe stabiliteti politikë, ekonomik, nuk mund të krahasohet me shtetet në fjalë.

Një konkluzion i tillë del jo vetëm nga fakti se fituesit e zgjedhjeve grumbulluan vota për të qeverisur të vetëm në pushtet, por janë të lirë edhe nga opinioni publik për të zëvendësuar secilin që nuk përshtatet me bindjet e tyre.

Kontrolli i plotë i intiticioneve si qëllim kryesorë i partisë fituese, sinjalizohet edhe nga fakti tjetër se të njejtit nuk po mjaftohen me qeverisjen të vetëm që po ju mundëson fitorja në zgjdhje, por duan me çdo kusht edhe pozitën e Presidentit.

Realisht, ambicjen për të kontrolluar i vetëm gjithë pushtetin në vend, Lideri i VV  dhe pretendentja aktuale për presidente Vjosa Osmani, nuk e kanë fshehur asnjëherë, qoftë duke e shpallur si moto të zgjedhjeve slloganin Krejt dhe Drejt, apo kur vazhdon insistimin për pozitën e presidentit pa një marrëveshje me forcat tjera opozitare.

Gjithsesi,  nje situatë e tillë  ku VV do propozojë Vjosa Osmanin për Presidente të vendit ndërsa partitë tjera do të qëndrojnë në sallën e Kuvendit, vendim që do i siguronte asaj shumicën dhe ligjshmërinë e zgiedhjes, në sallë duhet të jenë  80 deputetë ndërsa në rrethin e tretë Osmani do mund të zgjedhej Presidente nga shumica e thjeshtë prej 61 votash, ka shumë pak mundësi të ndodhë.

Njejtë edhe marrëveshja e VV me partinë serbe, partitë minoritare, përfshirë ndonjë copëz nga partitë opozitare me simpati personale, të cilët gjithsesi nuk mund të qëndrojnë në sallë kundër vullnetit të partisë, ka shumë arsye të mendohet se do ti sillte më shumë dëm partisë fituese seç mund ti jap marrja e kësaj pozite .

Marrëveshja zyrtare me partinë serbe, e cila siç po shihet menaxhon dhe me 5 deputetët e pakicave tjera, apo pritet të përfaqësohet realisht me 15 deputetë në Kuvend, do të ishte një kosto e shtrenjtë për fituesin e zgjdhjeve LVV.

A ja vlen për Kurtin dhe Lëvizjen Vetëvendosje ngulmimi për pozitën e Presidentit, përfshirë dhe shkuarjen e sërishme në zgjedhje, opsion që do vijë natyrshëm në rast të dështimit të zgjedhjes së Presidentit brenda afatit kushtetues dhe mungesës së konsenzusit brenda faktorit shqiptarë?!!!!

Refuzimi për ta shtruar dhe për të zgjedhur një President konsesual, nga i gjithë faktori politik, përveç që shpërfaq një nivel të ultë të vetëdijës politike dërgon dhe sinjale negative dhe drejt vendeve mbështetëse dhe aleate të Kosovëas.

Nga refuzimi për tu tërhequr, do komfirmohet fakti se sllogani që shpreh dëshirat autokratike dhe diktatoriale, njëlloj me sovjetët, për të marrë gjithë pushtetin, shprehë edhe mendësinë e tyre reale që ndarja e pushtetit me opozitën apo mbështetja e një kandidati të pavarur, nuk vjen në konsideratë.

Për të qenë real me të gjithë, marrja e një shumice qoftë relative apo fitorja e zgjedhjeve në mënyrë bindëse, mbetet qëllimi i çdo partie që garon për pushtet në çdo demokraci dhe vend që aspiron standarde të tilla.

Dhe një fitore e tillē e cila nuk mëton ti përjashtojë gjithë të tjerët nga pushteti real, nuk mund të gjykohet.

Kosova nuk ka pse të jetë ndryshe.

Por në vendet demokratike , për dallim nga Kosova, vënia e theksit tek marrja e krejt pushtetit politik dhe qeverisja e vetme, përjashtohet qoftë dhe si mënyrë e të shprehurit.

Lidhja Demokratike e Kosovës e cila pas luftës fitoi zgjedhjet disa herë po me shumicë bindëse dhe mund të formonte qeverinë e vetme apo bashkë me pakicat nacionale, zgjodhi gjithnjë rrugën që pushtetin ta ndante me partitë e tjera.

Shembuj të njejtë  vinë dhe nga vendet e tjera, kur partitë fituese dhe shumicat parlamentare, në emër të demokracisë dhe ndarjes së pushteteve, pozitën e Presidentit jashtë dëshirave të momentit, e linin nën kontrollin e forcave opozitare apo arrinin marrëveshje për zgjedhjen e presidentit konsensual.

Me një veprim të tillë, përveç vendit, partitë i shërbejnë në radhë të parë vetes së tyre, pasi opozita e sotshme pas 4 vitesh mund të jetë pushteti i ardhshëm.

3. Vjosa Osmani, kandidaturë konfliktuoze dhe përjashtuese

Gjetja e një personi të duhur për pozitën e  Presidentit,pas një periudhe të gjatë të krizave politike dhe institucionale që kanë mbërthyer vendin, mbajtjes së njëpasnjëshme të zgjedhjeve të parakohëshme, përfshirë dhe faktin aktual që vendi nuk ka president legjitim por një ushtrues detyre, është bërë çështje jetike më shumë se asnjëherë më parë për krejt klasën politike.

Veçmas, kur problemeve të shumta të theksuara më lart, ti shtojmë rezultatet jo të mira që presim nga një ekonomi e lodhur prej Covid 19, dialogut me Serbinë, procesit të liberalizimit te vizave dhe dialogut të përgjithshëm me Bashkimin Europian.

Në këtë prizëm, zgjedhja e një Presidenti të duhur, të paanshëm politikisht dhe me një konsensus të përgjithshëm shoqërorë, do dilte jo vetëm një hap i mençur i klasës politike, por edhe një veprim me një mesazh të qartë drejt qendrave të vendosjes, pse Jo edhe Serbisë.

Presidenti i zgjedhur nga e gjithë klasa politike në vend, është në  vendin për të garantuar vazhdimsinë  institucionale, qoftë në funksionimin e demokracisë së brendshme dhe reformave institucionale, ashtu dhe për raportet e shtetit të Kosovës me detyrimet dhe të drejtën ndërkombëtare. Pavarsisht luftës politike dhe zgjedhjeve të shpeshta, veprime që po bllokojnë funksionimin e institucioneve.

Por kush do të mund të ishte një President i tillë,  për të cilin jo vetëm pozitë dhe opozitë në Parlament do flinin dath, por edhe ata qytetarë që prej vitesh janë vetëpërjashtuar nga politika e vendit, duke injoruar tërsisht proceset me mospjesmarrje dhe bojkot??!!!!

Sigurisht, në radhë të parë duhet të përjashtohet secili kandidat që  mund të propozohet nga LVV, përfshirë dhe njërën prej fitueseve morale të zgjedhjeve të fundit, Vjosa Osmanin, pretende kryesore për pozitën e  President.

Numri prej 250 mijë votave që mori Osmani në zgjedhje, duke u bërë njëra prej liderëve më të votuar në vend, nuk i japin asaj legjitimitetin e numrave për pozitën e Presidentit.

Ky numër i votuesve që i kanë dhënë asaj besimin ështe relisht vetëm një e katërta e atyre që votojnë në zgjedhje, apo diku mbi 15 përqind të qytetarëve me të drejtë vote. Lista e përgjithshme e votuesve  përfshin 1.8 milionë qytetarë mè të drejtë vote ndërsa rregullisht votojnë gati 900 mijë qytetarë.

Poashtu ushtruejse aktuale e deturës së Presidentit ështe larg tē qenit unifikuese e skenës politike, një cilësi qe do duhej të ishte në radhë e para për tu përmbushur, shumë para kërkesave ligjore..

Dy partitë kryesore ne opozitë, Pdk dhe Lidhja Demolratike e Kosovës kanë krijuar më shumë se hasmëri politike me zonjën Osmani, të cilën dorën në zemër, vet ajo nuk është përpjekur ndonjëherë ti shuajë.

Përderisa me PDK kjo zonjë ka armiqësi të vjetra, mardhënjet e saja me LDK, ish partinë e saj, si dhe drejtimi i Parlamentit dhe Presidencës, përshkruajnë pak a shumë  tipin dhe karakterin e saj, larg nga të qenit unifikues

Kur filloi karrierën në LDK, pasi braktisi ish Presidentin Sejdiu kur ky i fundit humbi luftën me liderin aktual të partisë, Isa Mustafa, pak kush ka pritur që Osmani do rreshtohej te ata politikanë që me diskurin e tyre publik, më shumë se zgjidhje të problemeve, prodhojnë konflikte seriale me kundërshtarët.

Ani pse ky diskurs, që preku pjesën numeroze dhe militante të kësaj partie, i dhanë një numër të madh të votave dhe një vend të respektuar në mesin e njerëzve vendimarrës të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Nëse para hyrjes së saj në politikë, skena e politikës kosovare ishte qetësuar nga lufta e egër, veçmas e akuzave për shantazhe dhe vrasje politike që u ngritën menjëherē pas luftës dhe  vazhduan për disa vite, kontributi i Osmanit ishte që te njejtat akuza të ridilnin në skenë, pa ju dhënë asnjëherë zgjidhje ligjore, siç e meritonin viktimat që kishin pësuar në mënyrë direkte.

Apo siç e kishte përshkruar një diplomat amerikan, si person që vetëm evideton dhe nxitë probleme, polemika, kundërshti, por pa ofruar zgjidhje asnjëherë!!!

Gjithsesi, vlerat që kërkohen për personat të cilët ngrihen apo marrin pozita të larta shtetërore, Osmani tregoi që nuk i ka apo dëshiron ti tregojë, edhe kur mori pozitën e kryetarit të Parlamentit apo ushtruses së detyrës së Presidentit të vendit, pas shkuarjes në Hagë të Hashim Thaçit.

Vetëm pak ditë pasi u ulë në këtë karrige, ajo prodhoi konflik duke larguar fotografinë e ish Presidentit Hashim Thaçi, polemika të cilat ajo u mundua ti shuajë duke thënë se vetëm ia kishte ndërruar vendin.

Thua se fotografitë në zyrat e shtetit janë cështje dëshirash dhe nuk përcaktohen nga Ligji!!!

Ky veprim, o cili nga disa edhe pritej të ndodhte për shkak të urrejtjes  që duket se e karakterizon Osmanin për ish liderin e UCK, ështe veprim i pafalshëm për nivele të larta politikanësh dhe ne zyrat e larta të shtetit.

Ajo sado që mohoi urrejtjen dhe veprimin, ndjenja të njejta shfaqi gjatë gjithë udhëheqjes së saj dhe me figura tjera që u përballë.

Qoftë kur ata vinin nga Pdk apo ish kolegë të saj nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Mosdurimin personal, përveç me ish presidentin Hashim Thaçi, Vjosa Osmani nuk arriti ta fshehë edhe me kryeministrin në detyrë Avdullah Hoti. Rivaliteti mes tyre, shpërtheu disa herë në parlament dhe jo vetëm.

Duke mos dashur ti gjykojmë veprimet e saja si negative për një politikane, por vetëm si pjesë e një analize faktuese që sqaron se veprimet dhe karriera e saj janë të kundërta me cilësitë që kërkohen për një president unifikues, po përmendim vetëm disa veprime të saj nga pozita e Presidentit.

Vendosja e Vulës së Presidentit Rugova për Vulë të Presidencës edhe pse nuk kemi parë një veprim në praktikë, por njoftim të sajin dhe shkrime në media, mosvazhdimi i kontratës së Presidencës me Villam Woker, heroin që denoncoi masakrën e Reçakut, bazë për fillimin e bombardimeve të Natos dhe  lirinë e Kosovës, shkuarja nē Shqipëri dhe krijimi i rëmujës duke sulmuar qeverin e atjeshme, mund të jenë vetëm disa nga faktet, që flasin kundër tezës se zgjedhja e saj do i sillte vendit President unifikues.

Definitivisht, Vjosa Osmani, në cilësin e Presidentes, do thotë kapje e pushtetit dhe tre pozitave më të rëndësishme të vendit nga një parti politike.

Veprim, i cili nëse ndodhë, rrezikon jo vetëm demokracinë por tê gjitha të arritura 20 vjeçare të vendit. Diktatura nuk ka brina, kjo është.

Dhe një politikane e rritur dhe ushqyer nga konfliktet politike, nuk mundet papritmas të luajë rolin e plakut të urtë që gjykon pasi ka dëgjuar të gjitha palët. 

*Ky opinion është shkruar enkas për Ballkani.info