Ndeshja RB Leipzig - Liverpool mbetet në fushë neutrale
Ndeshja e parë mes RB Leipzig dhe Liverpool në Ligën e Kampionëve e përfunduar me rezultatin 0-2, u luajt në stadiumin "Puskas Arena" të Hungarisë për shkak se anglezët nuk lejoheshin të futeshin në Gjermani si pasojë e COVID-19.
Mirëpo edhe ndeshja e kthimit është zyrtarizuar të luhet në fushë neutrale dhe sfida do të mbetet në Hungari. Kjo vjen si pasojë e rregullave të vendosura nga autoritet britanike të cilët kërkojnë që secili që futet në Angli të karantinohet për 10 ditë, transmeton "Vip Sport".
Diçka që pengon aktivitetin normal të botës së futbollit, e në këtë formë, UEFA i ka dhënë zgjidhjen më të mirë të mundshme. Kështu, stadiumin "Puskash Arena" secila nga skuadrat do ta përdorin nga njëherë si shtëpinë e tyre dhe tashmë pas RB Leipzig, i takon Liverpoolit ta bëjë këtë.























