Ekrem Bardha kërkon nga SHBA vaksina për Shqipëri e Kosovë
Konsull i nderit shqiptar në Amerikë, Ekrem Bardha, përmes Konsullatës së Shqipërisë në Amerikë, i ka dërguar letër senatorit amerikan në Michingan, Gray Peters, për ndihmë shqiptarëve në luftimin e pandemisë, Covid-19.
Konsulli shqiptar, Ekrem Bardha përmes një letre drejtuar Peters, ka kërkuar ndihmë në sigurimin e vaksinës kundër Covid-19 për Shqipërinë dhe Kosovën, raporton RTKlive.com.
Veprimtari i shquar shqiptaro-amerikan, Bardha ka përmendur se në Amerikë jetojnë një numër i madh i shqiptarëve nga Kosova dhe Shqipëria, duke theksuar shqetësimin për familjarët e tyre në vendlindje.
Në letrën e tij ai ka theksuar situatën aktuale me pandeminë në Shqipëri dhe Kosovë, duke treguar se kushtet e dy vendeve shqiptare nuk janë të mjaftueshme për përballjen me pandeminë.
























