Vdes Fikrije Ukelli – Ceka

Vdes Fikrije Ukelli – Ceka

Është ndarë nga jeta në moshën 80 vjeçare, kuzhinierja Fikrije Ukelli, e njohur si Ceka.

Ajo për vite me radhë ishte pjesë e familjeve shqiptare përmes recetave të përjavshme që sillte në emisionin “Diçka po zihet”.

Angazhimin e saj si kuzhiniere në ekranin e RTV 21, ajo nuk e ndali as gjatë pandemisë COVID-19.

E ndjera Ukelli është edhe autore e librave “1000 receta”, dhe “Receta me gatime tradicionale”. Ajo la pas vetes një vajzë dhe dy djem.

Arsyet e shkuarjes së saj në amshim nuk janë bërë ende të ditura, teksa ngushëllime për humbjen e saj kanë shprehur emra të shumtë.

Regjisorja e njohur shqiptare Burbuqe Berisha, tha se me të marrë lajmin e kobshëm, mërzia kaploi sytë e saj me shuarjen nga jeta të ikonës së kuzhinës shqiptare.

“Sot mora një lajm shume te hidhur … CEKA një grua shume fisnike dhe model qe çdo gjë shkëlqente ne te. paska ikur ne bote e amshuar. Kemi punuar bashkë 4 vite dhe vetëm kujtime te mira dhe te bukura kemi pas bashkë, prehu ne paq te njerëzit e tu te dashur qe te ikën se fundi. Ngushëllime te gjithë familjes”, ka shkruar Berisha në Facebook.