15:06 / 05.03.2021
Ballkani rigjen fitoren dhe rimerr kryesimin
Ballkani ka rigjetur fitoren. Ballkani arriti ta mposhtte 2 me 1 ekipin e Drenicës.
Ishte sulmuesi anësor, Arbër Hoxha, i cili në minutën e 42-të shënoi një supergol nga distanca për epërsinë 1-0.
Me të filluar pjesa e dytë, Bajram Jashanica përmes një goditje me kokë ka dyfishuar epërsinë për Ballkanin.
Të vetmin për ekipin e Drenicës e shënoi Dardan Rugova.
Ballkani ngjitet në pozitën e parë me 48 pikë apo një më shumë se Drita e dyta me një ndeshje më pak, ndërsa Drenica zë vendin e nëntë me 24 pikë.























