Haaland e ka vendosur, dëshiron të transferohet tek gjiganti evropian
BKT
Sport

Haaland e ka vendosur, dëshiron të transferohet tek gjiganti evropian

Erling Haaland është ëndrra e shumë skuadrave të mëdha në Evropë, por duket se sulmuesi norvegjez i ka idetë e qarta për të ardhmen e tij.

Për momentin është i fokusuar totalisht te Borussia e Dortmundit, ndërsa dëshira e tij është që një ditë të luajë për Realin e Madridit.

Edhe këta të fundit po e ndjekin me vëmendje rritjen sportive të Haalandit, i cili ka qenë një nga zbulimet më të mëdha në dy sezonet e fundit.

Në Madrid mendojnë se është i duhuri për të zëvendësuar Benzeman dhe vetë Haaland e sheh si ekipin perfekt për të fituar trofe të rëndësishëm në aspektin individual, por edhe me skuadrën.

Mbetet për t’u parë si do të ecin edhe bisedimet për Mbappen, të cilin Reali gjithashtu e ka në listë.