09:31 / 06.03.2021
Quni e Rama bëjnë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari”
Edhe sot tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” po bëhen homazhe për të nderuar veprën dhe sakrificën e familjes Jashari.
Në ditën e dytë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), në këtë kompleks bëri homazhe ministri në detyrë i Mbrojtjes, Anton Quni.
Bashkë me Qunin për homazhe ishte edhe Gjenerallejtënant Rrahman Rama.
Homazhe bënë edhe përfaqësues tjerë nga partitë politike dhe shoqatat e dala nga lufta.
























