15:27 / 06.03.2021
Kështu duket tabela e Superligës pas dy ndeshjeve të sotme
Renditja tabelore e Superligës së Kosovës në futboll, vjen me ndryshime pas ndeshjeve Prishtina-Llapi dhe Gjilani-Arbëria.
Fitorja e Prishtinës ndaj Llapit (2-0), e ka bërë të zjarrtë garën për kreun e tabelës. Prishtinasit pas kësaj fitore ngjitën në vendin e dytë me 47 pikë aq sa ka edhe Drita, dhe vetëm një pikë më pak së lideri i tabelës, Ballkani.
Ndërkohë, Gjilani vazhdon me formën jo të mirë pasi sot barazoi me Arbërinë (1-1).























