Pochettino kërkon ta sjell De Gean tek PSG

Pochettino kërkon ta sjell De Gean tek PSG

Trajneri i Paris Saint Germain, Maurizio Pochettino është duke kërkuar që të përforcojë skuadrën me një portier të klasit botëror.

Pochettino po kërkon një portier për skuadrën e tij, pasi siç thuhet nga mediat britanike, Keylor Navas nuk ka bindur argjentinasin.

Edhe interesimi për Hugo Loris më herët tingëllonte njejt.

PSG aktualisht është klubi i vetëm që mund të kënaq kërkesat financiare të spanjollit, i cli ka një rrogë prej 20 milionë eurosh në sezon.

Sipas “The Sun”, De Gea mund të jetë lojtar i PSG-së pasi çdo ditë e më shumë, Dean Henderson po merr vëmendje me paraqitje të mira në Manchester dhe tani ai kërkon minutazh ose në të kundërtën do të largohet nga klubi, transmeton lajmi.

De Gea, i cili ka mbrojtur ngjyrat e United për 10 vjet deri tani dhe ka luajtur 434 ndeshje, mund të paketojë bagazhet në verë.