Sot City-United, Guardiola thumbon Liverpoolin

Sot City-United, Guardiola thumbon Liverpoolin

Manchester City luan sot derbin e dytë të sezonit në Premier League ndaj Manchester United.

Skuadra e Guardiolës shkon në këtë ndeshje si favorite, kur është shkëputur shumë pikë nga kundërshtarët dhe thuajse ka siguruar titullin kampion në Premier League.

Në konferencë për shtyp doli Pep Guardiola, i cili u shpreh se shkon për ta fituar këtë ndeshje dhe vuri theksin në faktin se City ka pasur qëndrueshmëri të madhe në vitet e fundit, ndryshe nga skuadrat e tjera, duke thumbuar në largësi Liverpoolin e Klopp.

“Gjithmonë përgatitem me qëllimin për të mposhtur kundërshtarët. Ne e dimë cilësinë që kanë. Më bëri shumë përshtypje mënyra se si ata luajtën në “Stamford Bridge”. Ne e pranojmë sfidën dhe duam të bëjmë një ndeshje të mirë për ta provuar dhe fituar. Mund të luani me shtatë mbrojtës dhe të fitoni dhe të luani me më shumë sulmues dhe të jeni mbrojtës. Ndeshja që luajtëm në dhjetor (0-0) nuk ishte e mirë, analistët thanë se ishte e mërzitshme. Por ne e pranojmë se në atë periudhë nuk kemi qenë në më të mirën tonë. Por qëllimi ishte të provonim dhe të fitonim ndeshjen”, tha ai.

“Njerëzit po thonë gjëra të këndshme, sepse ne jemi duke fituar. Era kur fiton është e bukur, por ne mund të humbasim. Prandaj ne qëndrojmë të qetë. Gjëja më e mirë që kemi bërë në dekadën e fundit, ishte sa herë që fitonim titujt, ne ishim gjithmonë aty. Renditja më e ulët pas fitores është vendi i dytë. Ju shikoni kampionë të tjerë, që luftojnë për t’u renditur në katër të parët”, u shpreh Guardiola.