Limaj: Shkolla shqipe ka qenë vatër e dashurisë për atdheun

Limaj: Shkolla shqipe ka qenë vatër e dashurisë për atdheun

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj në përvjetorin e hapjes së shkollës së parë shqipe, të gjithë mësimdhënësve ua ka uruar 7 Marsin, ditën e Mësuesit.

Limaj nëpërmjet një statusi në Facebook, ka shprehur mirënjohjen e tij për kontributin e madh të mësimdhënësve, të dhënë ndër vite, jo vetëm në edukimin e brezave dhe përhapjen e dijës, por edhe në kultivimin e vlerave tona kombëtare.

“Shkolla shqipe gjithmonë ka qenë vatër ku është kultivuar dashuria për Atdheun. Urime 7 Marsin!”, ka skruar ai.


MË SHUME NGA Aktuale