Ngjarjet e datës 8 mars
BKT
Lajme

Ngjarjet e datës 8 mars

Ngjarjet e datës 8 mars 2021.

09:45

Kryeministri Avdullah Hoti nënshkruan marrëveshje me përfitueset e bizneseve të vogla të grave nga Programi i Rimëkëmbjes Ekonomike  2021 – Masa 4, Faza e dytë. (Ndërtesa e Qeverisë) 

10:00

Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion – QIKA organizon aksion simbolik për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas. (Sheshi “Skënderbeu” – Prishtinë) 

10:00

Oda e Mjekëve të Kosovës ndan mirënjohje për mjekët në pension dhe për institucionet shëndetësore të rajonit të Mitrovicës që kanë kontribuar në luftën kundër pandemisë COVID-19. (Spitali i Përgjithshëm Mitrovicë)

10:30

Lëvizja FOL organizon konferencë për media me ç’rast do të bëhet publikimi i raportit “Pasuria e (pa)ndarë – Posedimi i pasurisë nga zyrtaret politike dhe bashkëshortet e zyrtarëve politikë”. (Zyrat e FOL, rr. “Andrea Gropa”, Prishtinë) 

 

11:00

Sindikata e Punëtorëve të Lotarisë së Kosovës do të protestojë para ndërtesës së Qeverisë. (Ndërtesa e Qeverisë, Prishtinë) 

12:00

Mbahet marshi “Marshojmë s’festojmë kundër patriarkatit që vret”, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas. (Nisja nga sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) 

14:00

Shoqata e Gastronomëve organizon marsh protestues, ku kërkojnë hapje totale për bizneset. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, Prishtinë) 

16:00

OJQ “ETEA” dhe biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojnë bashkëbisedim me temën “Mësuesia ndër vite”. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani”, Dardani)

 


MË SHUME NGA Lajme