Hoxhaj uron për 8 Mars: Gruaja, shtylla kryesore e shoqërisë

Hoxhaj uron për 8 Mars: Gruaja, shtylla kryesore e shoqërisë

Kryetari në detyrë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Enver Hoxhaj ka shprehur urimet e tij me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se gruaja është shtyllë kryesore e çdo shoqërie dhe se në Kosovë, gratë kanë arritur që me shumë punë e mund të dalin në ballë të proceseve të rëndësishme shtetërore, shoqërore dhe kulturore.

Postimi i plotë:

Gruaja është shtyllë kryesore e çdo shoqërie. Në Kosovë, gratë kanë arritur që me shumë punë, mund, e veçmas kurajë e guxim, të dalin në ballë të shumë proceseve të rëndësishme shtetërore, shoqërore, kulturore, e pa dyshim edhe familjare.

Unë, edhe sot, mëngjesin e nisa me një kafe me bashkëshorten time Remzien. Ajo është shtylla e familjes sonë, e cila krahas karrierës që ka ndërtuar ndër vite, është personi që i jep shpirt familjes.

Dua ta shoh edhe vajzën time, Lean, dhe të gjitha vajzat e Kosovës tek thyejnë të gjitha barrierat dhe bëhen lidere të forta e të guximshme kudo që ato aspirojnë.

Urime 8 Marsi!


MË SHUME NGA Aktuale