Policia gjobiti 557 qytetarë për mosrespektim të Ligjit për Pandeminë
BKT
Lajme

Policia gjobiti 557 qytetarë për mosrespektim të Ligjit për Pandeminë

Qytetarët po vazhdojnë të gjobiten për shkak të mosrespektimit të masave të vendosura për parandalimin dhe përhapjen e virusit korona.

Në 24 orët e fundit policia ka shqiptuar 557 gjoba për mosrespektim të masave abtiCOVID-19.

Ndërkohë që në vend aktualisht janë 9 mijë e 782 raste aktive me COVID-19.

Kurse, numri total i rasteve pozitive që nga 13 marsi e deri më sot është 73.635 raste nga 332.713 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.655 raste të vdekjes.


MË SHUME NGA Lajme