Tomë Gashi përgatit padi ndaj Dick Martyt dhe Carla Del Pontes
BKT
Lajme

Tomë Gashi përgatit padi ndaj Dick Martyt dhe Carla Del Pontes

Avokati Tomë Gashi ka njoftuar se është duke përgatitur padi civile ndaj ish-senatorit Dick Marty dhe ish-kryeprokurores së Tribunalit të Hagës, Carla Del Ponte.

Gashi përmes Facebookut ka thënë se me autorizimin e Mersin Katuçit në cilësinë e avokatit do të ngre padi ndaj Dick Martyt.

“Në cilesinë e avokatit dhe sipas autorizimit të z.Mersin Katuçi është duke u përgaditur kallezim penal si dhe padi civile kunder senatorit zvicran Dick Marty i cili kishte shkuar në menyrë klandestine, i maskuar në pronat dhe shtepinë e z.Mersin Katuçi, në fshatin Gurë Republika e Shqiperise, edhe pse në shtepinë e familjes Katuci nuk ishte gjet asnje prove per trafikim te organeve njerezore, Dick Marty e mashtroi-e vuri ne lajthim Keshillin e Evropes duke pretenduar se pjesetare te UÇK-se gjatë luftes dhe pas perfundimit të luftes, në shtepinë e tij kinse kishin mbajtur qindra civil, shqiptar, serb, rom, në menyre të kunderligjshme, i kishin torturuar, i kishin vrare, dhe u kishin hequr organet trupore per trafikim nderkombetar”, ka thënë Gashi.

Ai ka thënë se raporti i rrejshëm i Dick Martyt i ka vënë në lajthitje deputetët që votuan Gjykatën Speciale.

“Raporti i rrejshem i Dick Martyt vuri ne lajthim Këshillin e Evropes i cili autorizoi prokurorin amerikan ne kuader të EULEX-it Clint Williamson qe të hetoj keto pretendine, dhe 82 deputet e Republikes se Kosoves në gusht të vitit 2015, u vunë në lajthim pa e poseduar fare raportin e Clint Williamson, votuan Gjykaten Speciale”, ka shkruar ai.


MË SHUME NGA Lajme