16:01 / 09.03.2021
Besnik Tahiri emërohet ministër i Punëve të Jashtme dhe Diasporës
Kryeministri në detyrë Kosovës, Avdullah Hoti, ka emëruar ministër të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, zv. Kryeministrin e parë, Besnik Tahiri.
Ky emërim vjen pas dorëheqjes së ministres në detyrë të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla.























