BE s’e vendos foton e Thaçit në mesin e negociatorëve, reagon Çitaku
BKT
Lajme

BE s’e vendos foton e Thaçit në mesin e negociatorëve, reagon Çitaku

Ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku ka reaguar në rrjetin social Twitter për mospërfshirjen e ish-presidentit Hashim Thaçi në fotografitë e postuara nga Shërbimi për Punë të Jashtme dhe Siguri i BE’së për 10 vjetorin e negociatave Kosovë-Serbi.

Ky shërbim ka postuar disa fotografi ndër vite të delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë.

Aty shihen Edita Tahiri, Isa Mustafa e Avdullah Hoti por nuk është vendosur ndonjë fotografi ku shihet edhe ish-presidenti Hashim Thaçi i cili kishte mar pjesë aktivisht në bisedime.

Ndaj kësaj ka reaguar Vlora Çitaku e cila e ka quajtur veprimin si joprofesional dhe fëmijëror.

“Fëmijëore dhe joprofesionale. Por…”, ka replikuar ajo në Twitter.

Dialogu Kosovë-Serbi kishte filluar para 10 vjetëve në Bruksel.

 


MË SHUME NGA Lajme