Çitaku reagon pas raportimeve se Spanja s`do ta trajtojë Kosovën si shtet
BKT
Lajme

Çitaku reagon pas raportimeve se Spanja s`do ta trajtojë Kosovën si shtet

“Hmmm. Të fala nga Republika e Kosovës”, ka shkruar në Twitter ish-ambasadorja e Kosovës, Vlora Çitaku.

Ajo ka reaguar përkitazi me qajsen e Spanjës karshi Kosovës, në ndeshjen futbollistike e cila pritet të zhvillohet në Sevilla në fundmuaj. 
Spanja nuk do t’i referohet Kosovës si shtet sovran, qasja do të jetë tjetër edhe me flamurin e Kosovës, i cili nuk mund të shfaqet pranë atij spanjoll, ka shkruar gazeta spanjolle "Marca"  .
Sa i përket himnit, spanjollët nuk do ta paraqesin siç ndodh zakonisht, “himni kombëtar i …”, por do të thuhet se tani do të prezantohet muzika e dhuruar nga territori i Kosovës.
Këto, sipas gazetës nga Madridi, janë rekomanduar nga Ministria e Jashtme e Spanjës. 


MË SHUME NGA Lajme