S’ndalet Prishtina, deklason Besën dhe merr kreun e tabelës
BKT
Sport

S’ndalet Prishtina, deklason Besën dhe merr kreun e tabelës

FC Prishtina ka bërë edhe një hap të madh në garën për titull të kampionit.

Kryeqytetasit sot mundën Besën e Pejës, me rezultat 5-1, në kuadër të elitës së futbollit kosovar.

Ishte Leutrim Abazi që realizoi pas 14 minutave lojë për të zhbllokuar rezultatin.

Endrit Krasniqi pas shtatë minutave dyfishoi shifrat, derisa Leutrim Kryeziu pastaj u përkujdes për të trefishuar rezultatin (28′), me të cilin u mbyll pjesa e parë.

Pjesa e dytë nisi më ndryshe, me Besën që shënuan të parët me anë të Sheqerollit (48′).

Por, vendasit nuk lejuan gabime duke realizuar golin e katërt përmes Gauthier Mankenda, i cili realizoi në portën e zbrazët (69′), derisa Albin Prapashtica siguroi fitoren (83′).

Pas kësaj fitore, Prishtina ngjitët në krye të tabelës me 50 pikë, aq sa edhe Drita, e cila nesër luan derbin me Gjilanin, kurse, Besa është e fundit në tabelë me vetëm 7 pikë të tubuara.