Haland zbulon duelin me portierin e Sevillas: Më ngacmoi kur gabova
Erling Haaland ishte protagonist në ndeshjen e djeshme të Dortmund ndaj Sevillas teksë shënoi të dy golat për ekipin e tij. Ndërkohë, gjatë ndeshjes ishte edhe një episod interesant, pikërisht me norvegjezin si protagonist. Halaand gaboi nga pika e bardhë dhe portieri i Sevillas, Yassine Bounou, e ngacmoi me fjalë duke e vënë në lojë.
Mirëpo, VAR ndërhyri dhe urdhëroi që penalltia të përsëritej pasi gardiani kishte lëvizur më para se seç lejohet. Herën e dytë, Halaand nuk gaboi dhe këtë herë ishte radha e 20-vjeçarit për të ngacmuar portierin, edhe pse pas ndeshjes sulmuesi thekson se nuk e di çfarë i tha atij, transmeton "Vip Sport".
“Nëse ai do të qëndronte në vijë, unë do të shënoja që në herë e parë. Në herën e dytë ishte i pozicionuar mirë dhe unë shënova. Kështu është karma, u tall me mua kur gabova, pastaj unë shënova dhe ai nuk qeshi më. Kur më bërtiti në fytyrë para penalltisë së parë, mendova se duhej të shënoja dhe kështu ndodhi. Unë nuk e kam idenë se çfarë i bërtita atij, i thashë atë që ai më tha mua. Nuk e di çfarë do të thotë”, u shpreh Halaand.























