Shërbyesit civil me qindra ankesa, kërkojnë kompensime materiale
BKT
Lajme

Shërbyesit civil me qindra ankesa, kërkojnë kompensime materiale

Janë mbi 80 mijë Shërbyes Civil të Kosovës të cilët vazhdojnë të shërbejnë në kuadër të agjencive dhe institucioneve të ndryshme shtetërore.

Shumë prej këtyre shërbyesve civil janë përballur shpesh herë me pakënaqësi që kanë të bëjnë me funksionimin e tyre të punës.

Madje një nga shqetësimet e tyre ishte edhe zvogëlimi i numrit të ministrive, e gjithashtu  edhe ndryshimet në kuadër të shumë posteve.

Së fundi ishte Izedin Bytyqi, i cili u shkarkua nga pozita e Sekretarit të Përgjithshëm nga ministri i Infrastrukturës Arban Abrashi.

Por pikërisht Bytyqi kundërshtoi këtë vendim e probleme u shfaqën kur ai dhe Zymer Abdullahu shkuan në të njëjtën zyrë.

Probleme të ngjashme ka shpesh herë në kuadër të institucioneve të vendit.

Lidhur me gjithë këtë lajmi.net ka kontaktuar Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës të cilët bënë të ditur se këshilli gjatë vitit 2020 kanë pranuar gjithsej 444 ankesa, kurse në vitin 2021 deri në këtë muaj janë pranuar 119 ankesa.

Ankesat e paraqitura në këtë Këshill janë të ndryshme dhe numri më i lartë i tyre është kërkesa nga marrëdhënia e punës, por që numër i madh i ankesave ka të bëjë edhe me kompensim material.

Për lajmi.net u bë e ditur se ‘Kërkesa nga marrëdhënia e punës’ janë 126 apo 28.38%. Janë 101 ankesa me “Kompensim material”, apo 22.75%.

Janë bërë 70 ankesa me “Kontestim konkursi”, apo 15.77%. 45 ankesa në “Masë disiplinore” apo 10.13%. 26 ankesa “Ndërprerja e marrëdhënies së punës”” apo 5.86%.

Në këtë Këshill janë paraqitur edhe 20 ankesa për “Shkelje e të drejtës në pagë”, apo 4.50%. Ishin 19 ankesa për “Pezulim parandalues”, apo 4.28%.

Nga Këshilli u theksua se janë bërë 18 ankesa  për “Transferime”, apo 4.05%. Janë paraqitur edhe 11 ankesa për “Vlerësim të punës”, apo 2.48%. Dy ankesa për “Moszbatim të vendimeve të komisionit të ankesave”, apo 0.45%.

Dy ankesa për “Ulje në pozitë”, apo 0.45%. Dy ankesa për “Mos-vazhdim të kontratës së punës”, apo 0.45%. Një ankesë për “Pezullim të dakorduar”, apo 0.22%. Një ankesë është bërë si “Çështje e avancimit në karrierë”.

Nga Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës është bërë e ditur se sa i përket zbatimit të vendimeve të këtij Këshilli nga institucionet përgjegjëse janë zbatuar 75 vendime, ndërsa pesë prej këtyre vendimeve nuk janë zbatuar.

“Për vendimet e pazbatuara nga institucionet përgjegjëse Këshilli në bazë të kompetencave të veta i ka njoftuar Kryetarin, Kuvendin dhe Kryeministrinë për mos-zbatim të vendimeve të Këshillit”, u tha tutje në përgjigjen e dhënë për lajmi.net.

Gjithashtu është theksuar se të gjithë shërbyesit civil të cilët janë të pakënaqur me vendimin e Këshillit, kanë të drejtë hapjen e konfliktit-administrativ në Gjykatën kompetente.

Kësisoj gjatë vitit 2020, apo në vitin 2020 ka pasur 82 padi të ushtruara kundër vendimeve të Këshillit.

“Të pakënaqurit me vendimin e Këshillit palët kanë të drejt të hapjen e konflikt administrative në Gjykatën kompetent.  Në vitin 2020 ka pasë 82 padi të ushtruara kundër vendimeve të Këshillit”, u tha tutje.

Lajmi.net ka kërkuar një përgjigje të detajuar se sa është shuma e pretenduar e palëve në “Kompensim material”, apo sa është shifra e parave që palët kanë kërkuar si kompensim, por që një gjë e tillë nuk është bërë e ditur.


MË SHUME NGA Lajme