20:57 / 10.03.2021
City fiton pa problem ndaj Southamptonit
Man City i është rikthyer fitoreve pas humbjes nga Manchester United.
Manchester City ka triumfuar me rezultat 5-2 në sfidën ndaj Southamptonit.
Golat në këtë ndeshje për ekipin e City i shënuan: Kevin De Bruyne (2 gola), Mahrez (dy gola) dhe Gundogan.
Dy golat për mysafirët, i shënuan: Ward-Prowse dhe Adams.
Pas kësaj fitore City përforcon pozitën e parë në tabelë, duke mbetur pretendenti kryesor për titull.























