PSG barazon por eliminon Barcelonën
BKT
Sport

PSG barazon por eliminon Barcelonën

Paris Saint-Germain dhe Barcelona janë ndarë me barazim të mërkurën, por francezët kanë ecur përpara duke iu falenderuar ndeshjes së parë.

Ndeshja e sontme ka përfunduar me rezultat 1-1.

Kylian Mbappe ka kaluar në epërsi PSG-në në minutën e 31-të nga penalltia, kurse Barcelona e ka barazuar rezultatin në minutën e 37-të me golin e Lionel Messi. 

Në minutat shtesë të pjesës së parë Messi ka mundur ta kalojë në avantazh Baercelonën, por nuk është treguar i saktë nga pika e bardhë. 

Ndeshjen e parë PSG e kishte fituar me rezultat 1-4.