09:14 / 11.03.2021
Superliga vjen sot me derbin e zjarrtë Drita-Gjilani
Në kuadër të xhiros së 24-të në Superligën e Kosovës sot zhvillohen dy ndeshje shumë të zjarrta.
Në Gjilani do të zhvillohet derbi i Anamoravës mes Dritës dhe Gjilanit.
Pavarësisht formës së skuadrave dhe ecurisë së tyre në këtë derbi nuk mund të cilësohet asnjë skuadër favorit.
Kurse, interesant pritet të jetë edhe në Podujevë aty ku Arbëria në cilësinë e vendasit do e pres Ballkanin.
Arbëria kërkon të largohet nga fundi, ndërsa Ballkani kërkon të jetë në luftë për pozitën e parë, transmeton Olle.
Të dy ndeshjet startojnë në ora 13:00.























