11:27 / 12.03.2021
Çekia miqësorja e radhës për Shqipërinë, FSHF konfirmon datën
Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) ka konfirmuar sot se Çekia do të jetë mysafirja e radhës për Kombëtaren e Shqipërisë.
Kjo miqësore do të zhvillohet më datën 8 qershor, në Pragë të Çekisë.
Tre ditë para se të zhvillohet kjo miqësore, Kombëtarja e Shqipërisë do të udhëtojë drejt Uellsit.























