Vendimet e Supremes për gjashtë ankesa pritet të dalin sot
Gjykata Supreme sot rreth orës 16:00 pritet të dal me vendimet lidhur me gjashtë ankesa të parashtruara nga subjektet politike ndaj Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Kështu thanë zyrtarë të Gjykatës Supreme, sipas të cilëve gjyqtarët janë duke punuar intensivisht në lëndët e tyre.
“Edhe një ankesë na ka ardhur sot në lidhshmëri me lëndën që është duke punuar gjyqtari. Me siguri nga ora 16:00 pritet të dal vendimi. Sa më shpejt aq më mirë, mirëpo nuk guxojmë të ju bëjmë presion gjyqtarëve, pasi janë duke punuar intensivisht në lëndët e tyre”, thanë nga Gjykata Supreme.
Ndryshe, Gjykata Supreme kishte pranuar gjithsej 15 ankesa të subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të ushtruara kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ku gjatë ditës së enjte kishte vendosur për nëntë prej tyre, transmeton Telegrafi.
Më poshtë shihni vendimet e Supremes për nëntë ankesa, për të cilat ka vendosur një ditë më parë:
Anton Shala, Gjakovë, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr.507/21 (e refuzuar)
Nezir Çoçaj, Prizren kundër vendimit të PZAP-së A.nr. 657/2021 ( E refuzuar)
Lëvizja Vetëvendosje, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 760/2021 ( E refuzuar)
Visar Hoti, Podujevë, kundër vendimit të PZAP-së, A. nr. 746/2021 (e refuzuar)
Ismet Shamolli, Ferizaj kundër vendimit të PZAP-së A. nr. 773/2021 (e refuzuar)Hisen Berisha, Gjakovë, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr.691/2021 (e refuzuar)
Lirije Kajtazi, Gjilan, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr.764/2021 (e refuzuar)
Ekrem Hyseni, Podujevë, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr.754/2021 ( e refuzuar)























