14:05 / 12.03.2021
AAK konfirmon pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga Kurti e Osmani
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka bërë të ditur se kryetari i kësaj partie, Ramush Haradinaj do të marrë pjesë në takimin e ftuar nga Albin Kurti dhe Vjosa Osmani.
“Pas konsultimeve në Kryesi, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës konfirmon prezencën e kryetarit z. Ramush Haradinaj në takimin e thirrur nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti për të hënën në ora 13:30 në Kuvendin e Kosovës”, thuhet në njoftimin e AAK-së.
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryeministër, Albin Kurti dhe kandidatja për Presidente, Vjosa Osmani u kanë dërguar letër partive politike ku i ftojnë që me datë 15 mars (e hënë) të takohen për të diskutuar për konstituimin e institucioneve të vendit.























