Ismet Munishi merr ‘timonin’ e Gjilanit
BKT
Sport

Ismet Munishi merr ‘timonin’ e Gjilanit

Pas largimit të Bylbyl Sokolit, Gjilani do të drejtohet nga trajneri Ismet Munishi.

Lajmin e ka konfirmuar presidenti i kësaj skuadre, Florim Zuka, i cili fotografinë  e postuar në “Facebook” me trajnerin Munishi e ka përcjell me mbishkrimin: “Ismeti drejton SC Gjilanin”.

Siç dihet humbja që pësoi Gjilani dje në derbi kundër Dritës ishte vendimtare në vendimin e Bylbyl Sokolit për të dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit.