Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafiri i parë do të jetë Dr. Aljona Jonuzi, psikologe. Ajo do të flasë për "autizmin virtual- krijuar nga filmat vizatimor".

Ndërsa më vonë, mysafire do të jetë Anina Nina, "Miss Eco Kosova",  modelja shqiptare që përfaqëson Shqipërinë në "Miss Globe", në Egjipt.

Leona Jahiri - aktiviste. Ajo do të flasë rreth fushatës “RRUGA IME, KRENARIA IME”.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjell për shikuesit edhe storie të larmishme, të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme