14:57 / 13.03.2021
Partizani e fiton derbin shqiptar ndaj Tiranës
Partizani ka mposhtur Tiranën kampione në fuqi, në atë që njihet si derbi shqiptar. Rezultati ka qenë 1-2.
Ishte Jurgen Bardhi ai i cili shënoi golin e fitores në minutën e 59-të.
Të parët në avantazh kaluan pikërisht Partizani me anë të Belicës në minutën e 29-të. Reagimi i Tiranës do të ishte i shpejtë me anë të Hoxhallarit, i cili barazoi shifrat.
Pas fitores Partizani bëhet pretendent serioz në luftën për titull kampion duke u ngjitur në vendin e dytë me 42 pikë.























