"Marrëveshja e ardhshme në Washington do të përfundoj me njohje reciproke"
BKT
Lajme

"Marrëveshja e ardhshme në Washington do të përfundoj me njohje reciproke"

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka njoftuar se është hapur edhe zyrtarisht Ambasada e Kosovës në Izraeli me seli në Jeruzalem, si pjesë e Marrëveshjes së arritur në Washington në shtator të vitit që shkoi.

Me këtë rast, zëvendëskryeministri në detyrë i Kosovës, Driton Selmanaj, ka thënë për media se në marrëveshjen e ardhshme që do të arrihet në Washington, do të arrihet edhe njohja reciproke me Serbinë.

Ai ka thënë se është e rëndësishme që çdo pikë e marrëveshjes së arritur të jetësohet.

“E rëndësishme është që çdo pikë e saj të jetësohet. Asnjë e keqe si ka ardhur Kosovës nga SHBA’të. Jam i bindur që marrëveshja tjetër që do të vie në Washington do të përfundoj me njohje reciproke”, ka shtuar ai.

Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar sot se gjatë vendosjes së marrëdhënieve diplomatike më 1 shkurt të vitit 2021, ministri i Punëve të Jashtme të Izraelit, Gabriel Ashkenazi, kishte bërë zbulimin e pllakës së Ambasadës së Republikës së Kosovës në Jeruzalem.

 “Në pamundësi për të qenë prezentë në Jeruzalem përfaqësuesit e shtetit të Kosovës, për shkak të situatës pandemike, Ministria e Punëve të Jashtme ka udhëzuar të Ngarkuarën me Punë në Izrael që Pllakën e zbuluar nga Ministri Ashkenazi, bashkë me flamurin shtetëror, ta vendosë në objektin e Ambasadës së Kosovës në Jeruzalem./Express/


MË SHUME NGA Lajme